Futboll

PSG kërkon Neymar për €222 milionë

Paris Saint Germain kërkon Neymar. Një kërkesë që nuk ndalet vetëm në kuadrin e dëshirës apo fiksimit, por madje është e gatshme edhe të paguajë mega-klauzolën e largimit të tij nga Barcelona për vlerën stratosferike prej 222 milionë euro. Thashetheme merkato? Edhe mund të jetë kështu, por momentet ekstreme të fjalëve kanë lindur pikërisht nga e përdithshmja.

Rezultate imazhesh për neymar psg

Gjithsesi janë zëra dhe postime në rrjetet sociale e në portale të ndryshme, të cilat po shtohen me ritëm të jashtëzakonshëm këtë pasdite të vonë, dhe merren kështu si vijnë. Sugjestionizmi është madhështor, paratë në dispozicion të PSG janë pa hesap, dhe Sheiku, Al Khelaifi mund edhe të arrijë sa të kapërcejë kufijtë e thashethemeve të merkatos, duke transferuar brazilianin Neymar nga Barça drejt PSG, dhe bërë atë që do të ishte padyshim blerja më e madhe dhe e bujshme e kësaj merkato vere.

Më shumë nga Futboll