Ligue 1

PSG mohon raportin e Fair Play Financiar

Paris Saint-Germain ka mohuar raportet se kryesuesit e Ligue 1 mund të pezullohen gan UEFA për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

Gazeta angleze Financial Times raportoi se PSG ka siguruar marrëveshje sponsorshipi të zmadhuara për të mbuluar blerjet e Neymar dhe Mbappe.

UEFA është duke investiguar financat e PSG por vetë klubi ka mohuar lajmet e ditës së mërkurë.

“Paris Saint-Germain nuk është i kënaqur me faktin se vetëm disa ditë përpara takimit me UEFA-m kanë dalë në publik informacione të pavërteta ndaj klubit nga një gazetë angleze,” shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit.

“Në fakt, trupi Europian ka një vizion të pastër dhe transparent për gjendjen financiare të klubit, sidomos marrëveshjet shumëvjeçare me partnerët tanë.

“PSG është në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe do të prezantojë me qetësi çështjen përpara trupit qeverisës evropian më 20 prill.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1