Ligue 1

PSG-Monaco, fitorja i dhuron titullin vendasve

Shampanja do të jetë në akull dhe fishekzjarrët do të jenë gati me rastin e përballjes që do të zhvillohet këtë të diel në mbrëmje, në Ligue 1, mes PSG-së dhe Monaco. Në fakt, në rast se vendasit do të marrin tri pikët, ata do të shpallen fitues të kampionatit francez për herën e pestë në gjashtë sezone.

Historia, siç mund të imagjinohet, është në favor të parisienëve, të cilët kanë marrë pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Monaco në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në fushën e PSG-së, në të cilat kanë marrë dy fitore dhe gjashtë barazime.

Fitorja e fundit e PSG në një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi kundër Monaco në shkurt të 2007-ës. Ndërkohë, kryesuesit e Ligue 1 kanë grumbulluar 84 pikë në këto 32 javë të kampionatit francez, më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e Ligue 1 në këtë pikë të sezonit (në epokën e 3 pikëve për fitore).

Lojtarët e Unai Emery kanë humbur 2 nga 35 ndeshjet e fundit të kampionatit (29 fitore, 4 barazime) dhe kanë humbur vetëm 2 nga 104 takimet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi (84 fitore, 18 barazime), duke mos pësuar humbje në 39 të fundit (33 fitore, 6 barazim). Gjithashtu, Paris ka fituar 16 ndeshjet e fundit të ka kampionatit që ka luajtur në shtëpi (61 gola të shënuar, 10 të pësuar), ecuria më e mirë në historinë e klubit.

Monaco, nga ana tjetër, ka grumbulluar 70 pikë pas 32 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të Ligue 1, por ata kanë grumbulluar shtatë pikë më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Bardhekuqtë janë të pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit të kampionatit (12 fitore, 5 barazime). Humbjen e tyre të fundit e kanë pësuar në nëntorin e 2017-ës kundër Nantes (0-1).

Për sa i takon golave, Paris ka shënuar në secilën prej 25 takimeve të fundit të kampionatit, teksa Edinson Cavani ka realizuar pesë nga 7 golat e fundit të PSG kundër Monaco në Ligue 1. Gjithsesi, ai nuk ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Më shumë nga Ligue 1