Futboll

PSG në “krizë”, kampionët harrojnë si fitohet

Paris St Germain, kampion i Francës në fuqi, mund të konsiderohet në krizë pasi u mposht 2-1 nga En Avant Guingamp në Ligue 1, ditën e shtunë. Skuadra e Unai Emery, që ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet e fundit, është në vendin e tretë me 36 pikë në 18 ndeshje, pasi golat e Yannis Salibur dhe Nill De Pauw i shkaktuan humbjen e katërt të sezonit. Edinson Cavani shënoi golin e vetëm për PSG, dhjetë minuta para fundit. Guingamp është në vendin e katërt me 29 pikë. Nice, që do të presë Dijon dietën e dielë, ka 40 pikë, një më shumë se Monaco e vendit të dytë që gjithashtu do të luajë të dielën kundër Olympique Lyonnais.


All Goals & Highlights HD – Guingamp 2-1 Paris… by marcelinocortese

Marco Verratti is an instrumental player to Paris Saint-Germain, insists boss Unai Emery

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë në heshtje. Fakti se jemi në vend të tretë nuk do të thotë se nuk jemi kampionë dhe nuk po luajmë mirë,” – tha mesfushori i Paris SG, Marco Verratti. PSG po luante më mirë edhe pati disa raste për shënim, por Guingamp e goditi në minutën e 66-të kur Yannis Salibur mposhti portierin Alphonse Areola, pas pasimit të marrë nga Lucas Deaux. Nga një tjetër kundërsulm erdhi goli i dytë i vendasve shënuar nga De Pauw nga një distancë e afërt me portën. Cavani shënoi golin e 17-të sezonal nga krosi i Layvin Kurzawa dhe miqtë patën rreth 15 minuta kohë për të shmangur humbjen, por nuk ia dolën, teksa portieri Johnsson i mohoi një tjetër gol qendërsulmuesit uruguaian me një pritje spektakolare.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll