Futboll

PSG, Neymar propozon Luis Enrique në vend të Unai Emery

Paris Saint-Germain është shumë pranë fitimit të titullit kampion në Ligue 1, por duhet të japë llogari për një fushatë europaine totalisht të dështuar, e eliminuar në të tetat e Champions League, që mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit aktual të parisienëve, Unai Emery. Ky i fundit është thuajse e sigurtë që do të largohet nga drejtimi i klubit të PSG në përfundim të sezonit.

Rezultate imazhesh për neymar luis enrique

“President, më mirë Luis Enrique, merr atë”. Sipas asaj që raporton media parisiene, ka qenë ky propozimi që Neymar i ka bërë presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, gjatë ditëve të kaluara. Numri 1 i klubit nga Parisi, pat udhëtuar drejt Brazilit për t’u takuar me yllin e skuadrës së tij, pasi Neymar ishte transferuar për fazën rekuperuese pas operacionit në këmbë.

Sipas “Paris United”, drejtuesi më i lartë i klubit francez i ka kërkuar një sugjerim ish-yllit të Barcelonës, në lidhje me dy emrat më të lakuar për kreun e pankinës së PSG. Referuar të njëjtit burim, Neymar ka skarcuar menjëherë italianin Antonio Conte, duke e argumentuar me faktin se nuk e dashuron futbollin e tij, ndërkohë që ka punuar më parë me spanjollin, madje duke fituar me atë te Barça. Ndërkohë, flitet edhe për një rikthim të Carlo Ancelotti, që do të ishte kandidati ideal për kapitenin e Psg, Thiago Silva.

Më shumë nga Futboll