Futboll

PSG nuk dorëzohet, synon të rrëmbejë yllin e Barcelonës në janar

Paris Saint-Germain nuk dorëzohet. Tashmë është një fakt i njohur që transalpinët kanë në objektivin e tyre mesfushorin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic. Ky i fundit konsiderohet si blerja perfekte për mesfushën e skuadrës së drejtuar nga trajneri gjerman Tuchel dhe presingu i PSG për të bindur futbollistin që të largohet nga katalanasit nuk po minimizohet. Është e përditshmja franceze “Le10Sport” që raporton qëllimin e PSG për të vijuar të insistojë për kroatin e Barças. Natyrisht, pas shpenzimeve të çmendura të merkatos verore të vitit 2017, me blerjet e Mbappè dhe Neymar, klubi me seli në “Parco dei Principi” është nën monitorimin e imtësishëm të UEFA-s në lidhje me respektimin e Fair Play financiar.

Në fakt, merkato e porsambyllur verore dëshmoi se PSG regjistroi blerje shumë mirë të matura, nën presionin e “shpatës” së UEFA-s, por numri një i klubit, Nasser Al-Khelaif është i vendosur që të transferojë në Francë emrat e futbollistëve që ndodhen në listën e të preferuarave për skuadrën e tij, dhe Rakitic ndodhet në krye të saj. PSG e tentoi që në verë që të bindë futbollistin kroat që të largohet nga ekipi blaugrana, por pa rezultat. Gjithsesi, gjithmonë sipas medias franceze, PSG do të provojë sërish të blejë Rakitic në merkaton e janarit.

Më shumë nga Futboll