Connect with us

Merkato

PSG i ofroi 13 milionë euro në vit, lojtari: Dua vetëm Milan-in

Gjithçka është qetësuar tani, por Gigio Donnarumma, rreth një muaj më parë, ishte lojtari më i përfolur në merkato: prishja me Milan-in, rinovimi që nuk erdhi, rregullimi i marrëdhënieve. Në mes, një lum ofertash, dy prej të cilave kanë qenë shumë të veçanta. Real Madrid ka qenë në krye të listës për ta marrë portierin dhe ka komunikuar për ditë me radhë me menaxherin Mino Raiola, më pas ka ndërhyrë Al Khelaifi, i cili donte ta merrte me çdo kusht Donnarumma në Paris. Ka qenë një antipastë e asaj që ndodhi më mbrapa me Neymar, një operacion me shifra të çmendura për ta marrë lojtarin vitin tjetër me kosto zero.

OFERTA – Limuzinë, vila për të dhe për familjen në qendër të Parisit dhe… jo vetëm. Ka më shumë, sepse PSG i ka arritur deri aty sa i kanë informuar Raiola-n se do ta paguanin lojtarin 13 milionë euro në sezon. Më shumë se dyfishi i rrogës së tij aktuale te Milan pas rinovimit. Përveç rrogës, portieri adoleshent do të përfitonte edhe bonuse të pasur dhe një komision të lartë për stafin e tij. Me pak fjalë, PSG ishte gati të bënte gjithçka për atë. Por ka qenë vetë lojtari që ka frenuar. “Dua të luaj akoma te Milan”, ka qenë mesazhi i qartë për Raiola-n. Megjithatë, klauzola e përfshirë në kontratën e Gigio-s (50 mln nëse kuqezinjtë nuk shkojnë në Champions dhe 100 nëse kualifikohen) i jep mundësi francezëve që të hidhen në sulm në të ardhmen, nëse portieri do të vazhdojë të luajë në nivele të larta.

Më shumë nga Merkato