Merkato

PSG i ofron Pastore-n, Inter refuzon dhe zgjedh Vecino-n

Inter ka një problem për të zgjidhur, por nuk do të jetë Javier Pastore që do ta mbulojë boshllëkun e krijuar në rolin e fantazistit te skuadra e Luciano Spalletti-t. Futbollisti, që në këtë moment është duke punuar për të rikuperuar formën më të mirë, i është ofruar klubit milanez, por që duket nuk është i interesuar për “Flaco”-n, karakteristikat e të cilit duket se nuk e entuziazmojnë shumë trajneri e Inter. Në fakt, tekniku preferon të ketë në atë pozicion lojtarë që janë në gjendje të zhvillojnë të dy fazat e lojës.

Aktualisht, në shtëpinë zikaltër po punojnë për të zgjidhur situatën e Joao Mario-s, i cili nuk është shumë i kënaqur me aktivizimin e pakët. Portugezi kërkon më shumë hapësira, por Inter i ka kërkuar menaxherit të tij, Kia Joorabchian, t’i gjejë një ekip të ri. Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës pëlqehet nga PSG, por që për momentin duhet të mendojë për të shitur, në mënyrë që të shmang sanksionet e mundshme që mund vijnë nga mosrespektimi i “Fair Play”-it Financiar.

Për sa i takon blerjeve nga ana e Inter, emri i Ramires është ai më i përfoluri për të veshur fanellën zikaltër. Braziliani do t’i ofronte Spalletti-t më shumë zgjidhje në mesfushë. Gjithashtu, trajneri i milanezëve mund të jetë shumë i kënaqur edhe me progresin e Matias Vecino, gjithnjë dhe më padron në mesfushë. Nuk përjashtohet mundësia që ai të zhvendoset pak më përpara në të ardhmen. Nëse kjo do të ndodhë, Gagliardini, Ramires dhe Borja Valero do të luftonin për dy pozicionet e tjera të mesfushës.

Më shumë nga Merkato