Merkato

PSG përgatit 110 mln euro për Kante

N’Golo Kante ka qenë një nga blerjet e verës dy vite më parë, madje një blerje e lirë duke parë 35 mln eurot që ka dhënë Chelsea për të në vitin 2016.

Mesfushori i Bluve ka siguruar titullin kampion në dy sezonet e fundit me dy skuadra të ndryshme, dhe tani kërkohet nga Paris Saint-Germain, siç raporton Mirror, me gjigantët e Ligue 1 që po përgatisin një ofertë 110 mln euro.

Image result for kante

26-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje me një marrëveshje që do ta bënte eksportin më të shtrenjtë të Premier League – duke kaluar Gareth Bale  i cili u shit te Real Madrid për 100 mln euro.

Pasi ka formuar një sulm të frikshëm me blerjen e Neymar dhe Kylian Mbappe, PSG tani do t’i japë trajnerit Emery një gjeneral në mesin e fushës për t’i dhënë sulmuesve më shumë mundësi për të shkëlqyer.

 

Më shumë nga Merkato