Merkato

PSG takohet me menaxherin e yllit të Chelsea-it në Londër

Paris Saint-Germain vazhdon ndjekjen e N’Golo Kante, me raportet e fundit që sugjerojnë se drejtori sportiv Antero Henrique është takuar me agjentin e lojtarit në Londër dhe Paris në javët e fundit për të zbuluar të ardhmen e tij.

Sipas Paris United, që pretendon se përfaqësuesit e tij duan ta dërgojnë te PSG këtë verë, Kante është një objektiv edhe i Real Madrid.

Raportet gjithashtu theksojnë se Chelsea kërkon të ristrukturojë mesin e fushës me blerjet e Ndombele, Diawara dhe Seri nëse do të merrte një ofertë 80 mln euro për Kante, të cilin e bleu nga Leicester për 35 mln euro më 2016.

Gjithsesi, yjet e Chelsea-t janë të shqetësuar për largimin e Kante, të cilin e quajnë të pazëvendësueshëm.

Një largim i tiji mund të shkaktojë trazira në ekip, me yje të tjerë si Eden Hazard që mund të kërkonin largimin.

Më shumë nga Merkato