Futboll

PSG tenton portierin De Gea, Manchester United kërkon €100mln

Emri i portierit David de Gea vijon të jetë në qendër të merkatos së gardianëve. Gjithçka për shkak se pasi u përfol gjatë për një transferim të mundshëm drejt Real Madrid, me drejtuesit e klubit madrilen që e përndoqën për më shumë se një fushatë merkatoje, ndërsa tani, ylli i portës së Manchester United është vënë në qendër të vëmendjes së Paris Saint-Germain.

Rezultate imazhesh për psg de gea

 

Lajmi konfirmohet nga media franceze “Le10 Sport”, sipas të cilës, klubi parisien, pasi ndoqi dhe deshtoi në tentativën për të blerë Oblak të Atletico Madrid dhe Reina të Napoli, tashmë është përqëndruar në mënyrë të vendosur te portieri i jashtëzakonshëm që ndodhet nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. Por konfirmohet gjithashtu se “Djajt e Kuq” mund të konsiderojnë largimin e De Gea vetëm në këmbim të 100 milionë euro.

Më shumë nga Futboll