• PSG zyrtarizon Draxler, rinovon Cavani, synohet Sanchez

    Publikuar: 3 Jan 2:38

    Skuadra franceze e Paris Saint Germain po çmend merkaton e janarit. Pasi ka zyrtarizuar sot transferimin e mesfushorit 23-vjeçar gjerman Julian Draxler (u ble 42 milionë euro nga Wolfsburg), PSG pritet të rinovojë në ditët në vijim edhe kontratën me sulmuesin Edinson Cavani. Ndërkohë që, në shënjestër është një tjetër sulmues amerikano-latin, Alexis Sanchez i Arsenal. Duket qartë që ekipi kampion i Francës kërkon jo vetëm të mbrojë trofeun, por edhe të rivalizojë ndaj Barcelonës, me të cilën do të përballet në raundin e ardhshëm të Champions League. Ardhja e Draxler është një përforcim i rëndësishëm, pasi ai është një nga anësorët më të mirë të momentin në botë, me një të ardhme të ndritur.

    Cavani bëhet problem te PSG-ja, zbuloni pse
    Sulmuesi uruguajan i PSG, Edinson Cavani

    Transferimi i Draxler ishte përfolur prej kohësh, por sot është kryer zyrtarizimi, me mesfushorin gjerman që do të përfitojë një rrogë më të madhe se sulmuesi Cavani. Por kjo gjë do të ndodhë vetëm për pak ditë, pasi uruguajani, i cili ka një kontratë deri në vitin 2018, ajo do t’i rinovohet deri në vitin 2020. Dhe ky rinovim do të mbushë xhepat e sulmuesit, që pritet të përfitojë 12 milionë euro për sezon (me bonuset shuma shkon 15 milionë euro). Por objektivi i radhës do të jetë kiliani Alexis Sanxhez, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Emery, që është gati t’i ofrojë një rrogë më të mirë për ta marrë që në merkaton e janarit dhe të mos presë verën e ardhshme. Kontrata e Sanchez me “topçinjtë” skadon në vitin 2018, ndaj dhe PSG kërkon të bëjë një tjetër investim të mirë për të ardhmen.

    sanchez
    Sulmuesi kilian Alexis Sanchez, nje nga objektivat e PSG

    Lexo postimet e tjera