Moto GP

Publikohet kalendari i vitit 2019 në Moto GP, shtohet gara e Tajlandës

Botërori i vitit 2018 në Moto GP do të ketë 19 gara, një më shumë krahasuar me këtë sezon. Në listën e garave është shtuar edhe gara e Çmimit të Madh të Tajlandës, e cila do të zhvillohet më 7 tetor, në pistën e “Chang International Circuit”. Kjo është hera e parë që garat e Botërorit të motoçiklizimit zhvillohen në këtë pistë. Sezoni 2018 do të nisë më 18 mars, në Katar dhe do të përfundojë më 18 nëntor, në pistën e Valencia. Në dyshim është ende gara e Britanisë së Madhe, pasi nuk është vendosur pista ku do të zhvillohet gara (mendohet në Silverstone).

Nga starti i nje gare ne Moto GP

Kalendari i vitit 2018 në Moto GP

18 mars – Katar (Losail International Circuit)

8 prill – Argjentinë (Termas de Rio Hondo)

22 prill – Amerikë (Circuit of the Americas)

6 maj – Spanjë (Circuito de Jerez)

20 maj – Francë (Le Mans)

3 qershor – Itali (Autodromo del Mugello)

17 qershor – Katalonja (Barcelona)

1 korrik – Holandë (TT Circuit Assen)

15 korrik – Gjermani (Sachsenring)

5 gusht – Republika Çeke (Automotodrom Brno)

12 gusht – Austri (Red Bull Ring – Spielberg)

26 gusht  – Britani e Madhe (pista ende e pacaktuar)

9 shtator – San Marino (Misano World Circuit Marco Simoncelli)

23 shtator – Aragon (MotorLand Aragon)

7 tetor – Tajlandë (Chang International Circuit)

21 tetor – Japoni (Twin Ring Motegi)

28 tetor – Australi (Phillip Island)

4 nëntor – Malajzi (Sepang International Circuit)

18 nëntor – Valencia (Circuit Ricardo Tormo)

Më shumë nga Moto GP