Argetim

Publikohet videoja tronditëse: Tarantino donte të më vriste

Uma Thurman, aktorja e mirënjohur amerikane, ka dhënë një intervistë për “New York Times”, ku ka zbuluar se edhe ajo ka qenë një viktimë e Harvei Weinstein. Aktorja ka zbuluar edhe një prapaskenë, për të cilën ka ofruar edhe një video.

Ish-i dashuri i saj dhe regjisori i “Kill Bill 2” në atë kohë, Quentin Tarantino (i vemti të cilit ajo i kishte thënë për sulmin seksual të Weinstein në hotelin “Savoy” të Londrës, në 1994-ën) ka provuar ta vrasë, duke e detyruar të xhironte pa kontrofigurë një skenë shumë të rrezikshme nga e cila ka shpëtuar gjallë për mrekulli. “Kur dola nga spitali e akuzova se kishte tentuar të më vriste. Kemi bërë sherr për vite me radhë”.

Tarantino, sipas Thurman: “Ishte i zemëruar se po i humbisja shumë kohë dhe më premtoi se makina ishte në rregull, duke më bindur që ta xhiroja skenën dhe duke më thënë që ‘të ecja me 64 km/h, sepse vetëm me atë shpejtësi flokët e tu do të lëvizin në mënyrën e duhur. Mos gabo, përndryshe do ta xhirojmë këtë skenë deri kur unë do të jem i kënaqur’”.

“Ka qenë një kurth vdekjeprurës. Ndenjësja e makinës nuk ishte vënë në pozicionin e duhur. Rruga ishte me pluhur dhe jo e drejtë, siç më kishte thënë”, ka qenë rrëfimi i Thurman.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim