Futboll

Pukianët, një tjetër arritje historike

 

Skuadra debutuese në Superligë, Tërbuni ka arritur të sigurojë sot, në takimin përmbyllës të javës së dytë të kampionatit fitoren e saj të parë në këtë sezon. Një fitore në transfertë përballë Bylisit gjithashtu të porsaringritur nga kategoria inferiore, ndaj të cilit vlen dyfishin e pikëve, sikurse është një triumf shumë i rëndësishëm edhe në aspektin psikologjik. Vetë pukianët e konsiderojnë një revansh të finales së humbur vetëm pak muaj më parë për Kategorinë e Parë. Me këtë fitore, skuadra e Tërbunit, pavarësisht problemeve të përfolura në lidhje me drejtimin e financimin e saj, arrin, qoftë edhe vetëm provizorisht, të renditet në vendin e 6-të të kalsifikimit, duke lënë pas veç Bylisit kundërshtar direkt, edhe ekipe me emër si Laçi, Flamurtari, Vllaznia. Nga ana tjetër, Bylisi duket se ka marrë dëshesën ende pa u ngjitur mirë në Kategorinë Superiore, ndonsë realisht krijoi volumin më të madh të lojës. Do t’i mbetet trajnerit Cana që të gjejë pikën e dobët për ta riparuar atë në kohë, sa nuk është tepër vonë.

Bylis-Terbuni 0-2, kanë qenë Danaj 37’ dhe Sulmata 78’ të cilët kanë vendosur fatet e ndeshjes.

Bylis-Terbuni 0-2, kanë qenë Danaj 37’ dhe Sulmata 78’ të cilët kanë vendosur fatet e ndeshjes.

Pjesa e parë – Ndonëse finalizimi dhe konkretizimi i golit të kërkuar që nga fillimi i takimit ka vonuar, skuadra e Tërbunit ia ka arritur qëllimit duke shënuar në minutën e 37’ të takimit. Ka qenë Danaj, ai që mund të konsiderohet si lojtari i kësaj ndeshje, që veç protagonizmit në mbrojtjen e pukianëve me shumë topa të larguar, ka arritur të zhbllokojë rezultatin. Danaj është treguar i saktë, kur pas ekzekutimit të një goditje këndi në favor të skuadrës sëTërbunit, ka devijuar topin në rrjetë dhe të kalojë të tijtë në avantazh. Në minutat e mbetura, ballshiotët kanë kërkuar me insistim golin e barazimit, por pa patur qartësinë dhe qetësinë e nevojshme. I vetmi nga skuadra e Bylisit, që ka patur shansin për të barazuar shifrat, ishte Mbella, pikërisht një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, por finalizimi i tij ka qenë larg portës së Tërbunit, çka bëri që ballshiotët t’u drejtohen dhomave të zhveshjes në disavantazh me rezultatin 0-1 në favor të pukianëve.

Gjyqtari Laver Alla u bë protagonist me dy kartona të kuq, respektivisht ndaj Roshit dhe Tushes.

Gjyqtari Laver Alla u bë protagonist me dy kartona të kuq, respektivisht ndaj Roshit dhe Tushes.

Pjesa e dytë – Ky fraksioni i dytë i lojës starton me Bylisin të gjithin në sulm, në kërkim të golit të barazimit, ndërkohë që nga ana tjetër me Tërbunin më taktik në përpjekje për të administruar avantazhin. Një lojë e fortë por korrekte, të paktën deri në momentin kur kapiteni i ekipit ballshiot, Roshi do të shfaqte shenjat e nervozizmit në momentin e një zëvendësimi nga kampi kundërshtar, që sipas lojtarit të Bylisit, po vonohej. Një moment acarimi të cilin gjyqtari i takimit, Laver Alla e përdori për të treguar “dhëmbët” duke ndëshkuar me karton të kuq Roshin, si dhe me kartonin e dytë të verdhë Tushen, i cili nuk ishte aspak protagonist në atë episod.

 

Me nga një lojtar më pak por gjithsesi në barazi numerike, skuadrat kanë vijuar sfidën dhe dy strategjitë e kundërta. Gjombrati humbet shansin më të pastër për të barazuar shifrat në minutën e 78’, kur pas një topi nga e majta e sulmit ballshiot, i cili parakalon të gjithë zonën e pukianëve, i vetëm para portës dhe vetëm një metër larg saj, e çon topin jashtë. Një gabim që përveç faktit se i kushtoi barazimin Bylisit, vetëm pak sekonda më pas u ndëshkua edhe me golin e dytë nga ana e skuadrës së Tërbunit. Ka qenë i futuri në lojë si zëvendësues në minutën e 59’, Sulmata, ai i cili pas një dalje të pukianëve në kundrasulm, ka tentuar portën nga jashtë zone duke arritur të çojë topin në rrjetë pavarësisht devijimit të portierit të ballshiotëve. Në disavantazh 0-2, çdo përpjekje e ballshiotëve kundër pukianëve nuk ka më rrezikshmërinë, forcën dhe motivacionin e nevojshëm për të sjellë ndryshimin. Përkundrazi, është sërish Tërbuni që në minutën e fundit të takimit ka sërish shansin të thellojë avantazhin, kur Vatnikaj, i vetëm përballë portierit Mushicës, e dorëzon topin në duart e portierit.

 

KATEGORIA SUPERIORE JAVA 2

 

Bylis-Tërbuni

Shënues:  Danaj 37’, Sulmata 78’

Bylis: Mushica, Gjombrati, Haliti(Basriu 40’), Shoshi, Asani(Hyshmeri 33’), Tairi, Adekunle, Papa(Hoxhaj 53’), Mbella, Pepa, Peposhi.

Trajner: Agim Canaj

 

Tërbuni: Maxho, Danaj,  Brahja, Lila, Rexha(Peqini 47’), Malindi(Sulmata 59’), Gërxho, Gavazaj, Mone, Tushe, Dhrami(Vatnikaj 69’).

Trajner: Samuel Nikaj

 

Kartona të verdhë: Asani / Lila, Tushe, Gërxho, Brahja

Kartona të kuq: Shoshi / Tushe

Gjyqtarë: Laver Alla, Ilir Tartari, Edlir Malo, Skerdi Greca

 

Java e 2-të e Superiores

Partizani – Flamurtari      2-1

Laci – Tirana                   1-1

Teuta – Vllaznia              2-0

Skënderbeu – Kukësi       1-0

Bylis – Tërbuni                0-2

 

RENDITJA

 

# SKUADRAT N F B H GSH GP P
1 Teuta Durrës 2 2 0 0 3 0 6
2 Partizani Tirana 2 1 1 0 3 2 4
3 Tirana 2 1 1 0 3 2 4
4 Skënderbeu Korçë 1 1 0 0 1 0 3
5 Kukësi 2 1 0 1 2 1 3
6 Tërbuni Pukë 2 1 0 1 3 2 3
7 Laçi 2 0 2 0 2 2 2
8 Flamurtari Vlorë 2 0 0 2 1 3 0
9 Vllaznia Shkodër 1 0 0 1 0 2 0
10 Bylis Ballsh 2 0 0 2 0 4 0

Më shumë nga Futboll