Bundesliga

Pulisic: Kurrë nuk do të transferohem te Bayern

Pulisic: Kurrë nuk do të transferohem te Bayern

Christian Pulisic nuk do të ndjekë rrugën e yjeve Mario Götze, Robert Lewandowski dhe Mats Hummels. Të tre kanë zgjedhur për t’u transferuar nga Borussia Dortmund te Bayern München, por 18-vjeçari ka një plan tjetër për karrierën e tij.

Edhe pse shihet si një nga lojtarët më premtues në Evropë, amerikani në një intervistë të fundit ka premtuar se kurrë nuk do ta veshë fanellën e kuqe. Ndoshta për të është e padurueshme të dëgjojë akuza për tradhti, me të cilat tre të lartpërmendurit janë përballur sa e sa herë. “Nuk mund ta bëj këtë”, – tha thënë ai në “Penn Live”.

… As te Liverpool!

Ndërkohë, i pyetur për interesimin e kahershëm të Liverpool-it (në veçanti të trajnerit Jürgen Klopp), Pulisic është përgjigjur: “Kur isha i vogël doja të luaja në Premier League, por tani që jam në Gjermani nuk planifikoj ndonjë lëvizje, sepse kjo është ajo që dua të bëj. Jam shumë i lumtur këtu dhe më pëlqen që thjesht të vazhdoj kështu”.

Mesfushori anësor sezonin e kaluar luajti 43 ndeshje me fanellën verdhezi, gjatë të cilave shënoi pesë gola dhe dha 13 asiste. Ai ka krijuar një emër aq të mirë, saqë ka fituar edhe vëmendjen e Barcelonës.

 

Më shumë nga Bundesliga