Premier League

Puma i bën City-t një ofertë të parezistueshme për të braktisur Nike

Fanella e famshme e Manchester City-t pritet të zhvendosë logon po aq të famshme të Nike sezonin e ardhshëm, me klubin e Premier League që është pranë marrëveshjes multi-milionëshe me Puma-n.

Një marrëveshje që do t’i afronte me fitimet që momentalisht i bën United, Barcelona dhe Chelsea.

Marrëveshja e City-t me Nike do të skadojë vitin tjetër, dhe Qytetarët mendohet se janë gati të heqin dorë nga kompania amerikane për gjermanët e Puma-s. Momentalisht City merr 22 mln euro, dhe mendohet se oferta e Puma-s është 55 mln euro, një ofertë e vështirë për t’u refuzuar.

Të besuarit e Pep Guardiola-s janë 11 pikë larg vendit të dytë në renditjen e Premier Leage dhe gjithashtu kanë shijuar rezultate të mira në Champions League.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League