Futboll

“Puma” prezanton fanellat e dyta për Kupën e Botës 2018…

“Puma” prezanton fanellat e dyta për Kupën e Botës 2018…

Firma e veshjeve sportive “Puma”, ka zbuluar sot fanellat që do të përdoren jashtë fushe nga 10 skuadra kombëtare, disa prej të cilave do të luajnë në Kupën e Botës 2018 dhe janë të gjitha të bardha. Fanellat e reja mund të përdoren duke nisur nga ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në fund të këtij muaji.

Për shembull, Zvicra do të vishet me të bardha në miqësoren që do të luajë ndaj Greqisë në Athinë, më 23 mars. Uruguaj, Senegali, Serbia, Gana, Bregu i Fildishtë dhe Kameruni janë ekipet e tjera që do të vishen me “Puma” në Kupën e Botës, ndërsa Italia, Austria dhe Çekia janë përfaqësueset që kanë kontratë me këtë sponsor teknik, por nuk do të luajnë në Rusi.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll