• “Puthja” enigmatike e Jose Mourinhos, që i solli kualifikimin…

    Publikuar: 21 Apr 10:50

    José Mourinho ka ekspozuar diçka të veçantë, që duket se i sjell fat. Trajneri i Manchester United i ka befasuar të gjithë kur ka nxjerrë para gjithë audiencës një objekt të tij të çmuar në kohën shtesë të çerekfinaleve të “Europa League”, që e luajti mbrëmë kundër Anderlecht. Portugezi nxori nga xhepi i tij një letër dhe e puthi, ndërsa Manchester United po rrezikonte çdo gjë në fushë, kundër belgëve. Ekipi i tij ishte në barazim me gola dhe në kohën shtesë kishte nevojë për një mrekulli, që të “shpëtonte lëkurën”. Kjo mrekulli erdhi pak minuta pasi Mourinho puthi objektin e çmuar.

    Në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, Jose Mourinho ka lavdëruar mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw, i cili tani është duke fituar betejën e tij për të vijuar karrierën në “Old Trafford”. Mbrojtësi i Anglisë është kritikuar shumë nga Mourinho këtë sezon, por ishte një figurë e rëndësishme në fitoren 2-1 ndaj Anderlecht, në Ligën e Europës, të enjten mbrëma: “Unë u besoj gjithnjë lojtarëve me mentalitet të veçantë. Gjithnjë besoj tek ata. Luke Shaw bëri diçka të re sonte, kjo do të thotë shumë për mua”.


    Lexo postimet e tjera