Miks Bota

Putin: Dënim i rëndë, Rusia pjesërisht fajtore për dopingun

Rusia është pjesërisht fajtore për t’u përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, por kjo gjë është shfrytëzuar në mënyrë të pandershme, për të aplikuar dënimin e përgjegjësisë kolektive”, ka qenë komenti i dhënë sot nga presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pas vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për të përjashtuar Rusinë nga eventet olimpike. Kreu i Kremlinit shtoi më tej se nuk do të ndalë sportistët rusë të garojnë në Olimpiadën që zhvillohet në shkurt në Korenë e Jugut nëse ata e dëshirojnë këtë gjë.

Sportistet ruse apelojne vendimin e IOC pas pezullimit per doping

Them që kemi pjesërisht faj, pse krijuam një pretekst që u shfrytëzua për të na skualifikuar. Por mendoj se ai pretekst nuk u përdor në mënyrë të ndershme nga ndërkombëtarët. Asnjë system ligjor, në çdo cep të botës, nuk bazohet në përgjegjësinë kolektive. Është e rëndësishmë që IOC në raportin e tij për Rusinë nuk nxori përfundime për akuzat e dopingut shtetëror”, u shpreh më tej presidenti rus Vladimir Putin. IOC ka vendosur që sportistët e pastër rusë mund të garojnë si neutralë në Olimpiadën dimërore pasi të plotësojnë disa kushte.

Më shumë nga Miks Bota