Kampionatet në Europë

Puyol mbështet Botërorin me 48 ekipe: Diçka emocionuese!

Carles Puyol ka bërë një koment në prestigjiozen spanjolle, “Marca”, ku ka dhënë mendimin e tij për idenë e një Botërori me 48 skuadra.

Carles Puyol ka bërë një koment në prestigjiozen spanjolle, “Marca”, ku ka dhënë mendimin e tij për idenë e një Botërori me 48 skuadra. Ai nënvizon se nga skeptik në fillim, tashmë është shumë kurioz ta shohë të materializuar projekt-idenë e FIFA-s: “Herën e parë që kam dëgjuar për fazën finale të Kupës së Botës me 48 ekipe isha skeptik. Kam pasur përshtypjen se e gjitha kjo nuk ishte menduar seriozisht dhe do të reflektohej mbi të. Një ditë u fol për 40 ekipe, ditën tjetër për 48 ekipe. “Marca” pastaj më pyeti se cilat ishin mendimet e mia për këtë çështje dhe kam vendosur të përpiqem e t’i kuptoj detajet pak më thellë. Fola me disa miq të mi, të cilët janë tifozë të pasionuar të futbollit, në lidhje me idenë e një faze finale të Botërorit me 48 ekipe, pra 16 grupe dhe nga 3 ekipe, dhe e pranoj se skepticizmi im u shndërrua në kureshtje. Tani më duhet të them se kjo formulë është shumë inovative dhe në të vërtetë emocionuese.

gettyimages-598647648-vadapt-980-high-44

Si futbollist jeton për të konkurruar në fazën finale të një kompeticioni të tillë. Në Botëror, secili përjeton një ndjenjë të pakrahasueshme të “dramës”. Mbi 90 ose 120 minuta rrezikoni gjithçka dhe sinqerisht kjo është shumë më emocionuese se gjetja e vetes të eliminuar në fazat kualifikuese, siç bëmë me Spanjën në vitin 2014. Tifozët, që e duan futbollin, duke përjetuar këto lloj ndeshjesh, do të dridhen nga emocionet dhe do të shpresojnë deri në momentin e fundit. Sigurisht, ka një mendim se kjo skemë mund të eliminojë herët kombëtaret e mëdha të futbollit, si Gjermania, Brazili, Argjentina apo Spanja, por ky është një vizion mbrojtës dhe konservator i futbollit. Dikush që ka punuar me filozofinë e Barcelonës, si unë, nuk ka të drejtë të mendojë kështu.

gjermania

Ju duhet të dëshmoni se jeni më të mirët në fushë dhe të fitoni. Kjo formulë, me një raund shtesë, është një bonus për ekipin që dëshiron fitoren. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm në nivel klubesh, të cilët e meritojnë për të luajtur në Kupën e Botës. Seydou Keita, i kombëtares së Malit, që ka luajtur me Barcelonën për katër vjet, për shembull. A nuk është kështu edhe për Eidur Gudjohnsen, me të cilin kam luajtur futboll në të njëjtin klub me të, për tri vite? A ju kujtohen ovacion që ai mori nga publiku dhe se si çdo tifoz futbolli e duartrokitinkur luajti për Islandën në moshën 38-vjeçare, gjatë “Euro 2016”. Një lojtar i tillë e meriton për të marrë pjesë në një turne të madh, dhe këtë mundësi e krijon Botërori me 48 ekipe.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë