Champions League

Qarabag, Gurbanov: “Ne mund të bëjmë atë që duam në fushë…!”

Aspak modesti nuk ka shfaqur trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov, në konferencën për mediat të dhënë menjëherë pas kualifikimit të skuadrës azere për në turin e tretë kualifikues të UEFA Champions League, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Kukësit. Në fjalën e tij, të publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit, trajneri Gurbanov theksoi ndikimin e tifozerisë, ndërkohë që vlerësoi ekipin e tij që bëri në fushë, atë që dëshiroi.

“Unë dua të falënderoj tifozët tanë. Ishin ata që kanë shtuar një ngjyrë të veçantë në këtë ndeshje. Gjithashtu dua të përgëzoj lojtarët e mi për ndeshjen. Ne mund të bëjmë atë që dëshirojmë në fushë. Kjo ishte një lojë sfiduese për ne dhe në fund fituam, duke u kualifikuar për në raundin tjetër. Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Do të përpiqemi të kalojmë procesin e duhur përgatitor dhe të vlerësojmë kundërshtarin tonë të radhës”, deklaroi trajneri i Qarabag, Gurbanov.

Më shumë nga Champions League