Champions League

Qarabag, rezultat historik ndaj Atletico Madrid

Atletico Madrid nuk ka arritur të fitojë as kundër Qarabag. Skuadra nga Azerbajxhani ka marrë pikën e parë historikë në Champions League kundër spanjollëve që, pas barazimit të sotëm 0-0, do të duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet direkte me Roma-n dhe Chelsea-in për të rrezikuar eliminimin nga Europa e rëndësishme. Vendasit kanë zbatuar shumë mirë planin e tyre në pjesën e parë. Ekipi i Durlanov ka mbajtur më shumë topin, por ka qenë Atletico që ka shkuar afër golit: Griezmann është ndezur vetëm në minutën e 38-të, duke detyruar Sehic të bëjë një pritje të madhe.

Vështirësitë e Atletico-s në sulm kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë. Trajneri Simeone ka provuar të ndryshojë diçka duke aktivizuar Torres dhe Correa në vend të Gameiro dhe Carrasco. 15 minuta para fundit vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Ndlovu dhe rasti më i mirë për spanjollët ka ardhur në minutën e 83-të kur Sehic nuk ka arritur të kontrollojë topin, që ka përfunduar në këmbët e Gabit, i cili ka pasur në mes, por Torres nuk ka arritur të shënojë. Ky rezultat e lë Atletico-n në vendin e tretë të Grupit C me 2 pikë pas tri ndeshjesh, teksa Roma dhe Chelsea (ndeshen sot në mbrmjë) do të kenë mundësinë të thellojnë diferencat.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League