Seria A

Qendërmbrojtësit zëvendësojnë Icardi-n, Inter “zgjohet” në pjesën e dytë ndaj Benevento-s

Inter është përmendur në pjesën e dytë të takimit, pas një pjese të parë të shëmtuar e cila u dominua nga Benevento, për të shënuar dy gola me dy qendërmbrojtësit në fitoren 2-0 brenda në San Siro ndaj vendit të fundit në renditje.

Benevento edhe njëherë tjetër ka shfaqur një futboll mbresëlënës, me lojtarë që vrapojnë në çdo cep të fushës me eufori dhe dëshirë për të bërë mirë, por i ranë bateritë në pjesën e dytë dhe në atë moment Inter si një skuadër e madhe dhe me më shumë eksperiencë se miqtë ka shënuar dy gola të shpejtë duke marrë tre pikë jetike.

Në pjesën e parë kishte vetëm një skuadër në fushë, dhe ajo ishte Benevento. Skuadra vizitore ka luftuar me mish e me shpirt, madje duke krijuar disa mundësi të rrezikshme por pa i shfrytëzuar.

Pas pushimit situata ndryshoi dhe Inter u bë më agresiv si një grabitqar që nuhat gjakun e presë, Zikaltrit e Spalletti-t panë lodhjen e kundërshtarëve dhe goditën dy herë me breshëri falë Skriniar dhe Ranocchia. Tre pikë të rëndësishme për Inter, që tani është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e Serie A.

 

Më shumë nga Seria A