Futboll

Qendërsulmuesi i Liverpool do të shkojë në La Liga…

Qendërsulmuesi i Liverpool do të shkojë në La Liga…

Sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge, ka marrë në konsideratë largimin nga Premier League, gjatë merkatos së janarit, me Real Betis dhe Valencia mes klubeve të interesuara për të. Burime pranë futbollistit të kombëtares angleze konfirmojnë se Sturridge ka kërkuar largimin për të gjetur më shumë minuta dhe si rrjedhojë për të fituar një vend në skuadrën e “tre luanëve”, që do të luajë në kampionatin e ardhshëm botëror në Rusi. Ndryshe nga më parë Sturridge nuk ka pasur dëmtime në këtë periudhë, por është lënë jashtë ekipit nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, për zgjedhje teknike.

Liverpool striker Daniel Sturridge is willing to consider a move abroad in the January window

28-vjeçari Sturridge ka përfunduar qendërsulmuesi i tretë i Liverpool, pas Roberto Firmino dhe Dominic Solanke. Në muajin e kaluar ai ka luajtur në ndeshjen e fundit, kundër Chelsea, por u zëvendësua nga Klopp që duket se e ka humbur përfundimi besimin te lojtari, duke krijuar tek ai bindjen se do të ishte më mirë të largohet nga “Anfield Road”. Në momentin që Sturridge ka vendosur të shkojë në La Liga menaxheri i tij ka marrë dy oferta, nga Betis dhe Valencia. Në ditët e para të janarit, ai do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll