Champions League

I qeshi në surrat, Neymar “injoron” mbrojtësin e Celtic…

Neymar refuzoi të ndërronte fanellat dhe të shtrëngonte duart me Anthony Ralston të Celtic, të martën në mbrëmje, pasi mbrojtësi u pa duke i qeshur në fytyrë futbollistit më të shtrenjtë të planetit. Ralston pati një punë të vështirë teksa luajti si mbrojtës i djathtë në humbjen pa kushte, 5-0, që Celtic pësoi ndaj Paris Saint-Germain. Ishte një moment në lojë kur 18-vjeçari u pa duke i qeshur në fytyrë në mënyrë ironike Neymar, përpara se PSG të shënonte golin e tretë. Neymar u ndëshkua me karton të verdhë për simulim në këtë episod dhe më pas u përball me ironinë e Ralston.

Neymar then refused at full-time to swap shirts and shake hands with the Celtic defender

Neymar confronted Ralston and the Celtic player had no problem standing face-to-face

The Brazilian was quick to remind Ralston of their lead on the night by using his fingers

PSG's Marco Verratti was pictured after the game appearing to restrain the Celtic defender

Ralston looked as though he confronted PSG's other new signing Kylian Mbappe at one point

Ralston kishte shkaktuar dy faulle ndaj futbollistit që kushton 222 milionë euro dhe kishte marrë paralajmërim nga gjyqtari italian Daniele Orsato. Pamjet televizive e treguan duke debatuar dhe qeshur në mënyrë ironike dhe me Kylian Mbappe. 25-vjeçari, Neymar, i cili shënoi golin e parë për PSG, reagoi duke i thënë diçka mbrojtësit skocez, pak çaste pasi u shënua goli i tretë. Pikërisht një shenjë me gishta, që tregonte rezultatin 3-0 ishte përgjigja e Neymar ndaj provokimeve të vazhdueshme të Ralston, që më në fund të ndeshjes kërkoi të bënte paqe duke shkëmbyer fanellat dhe shtrënguar duart, por braziliani e injoroi duke u larguar menjëherë nga fusha.

Më shumë nga Champions League