• “Më quajnë plak, futbollist m..i!”

    Publikuar: 16 Mar 9:06

    Normal, lamtumira e Payet te West Ham nuk ishte një prej më të mirave, sikurse nuk ishin të thjeshta as tratativat që e risollën futbollistin në Marsejë. Tashmë sulmuesi transalpine nuk arrin dot të kapërdijë të gjitha kritikat që ranë si breshër mbi atë, që sipas Payet janë të tepruara. Por sikur të mos mjaftonte, shumë të rënda janë edhe komentet, kritikat dhe ofezat në adresë të tij edhe në tokën franceze, ku ai mendonte se do të mirëpritej si hero.

    “Nuk arrij të kuptoj arsyen pse nuk pranohem në Marsejë, mbase nuk kuptohem. Njerëzit aty qëndrojnë dhe thonë: ‘Payet është vetëm një plak, një futbollist m..i’, duke më akuzuar se nuk jap mjaftueshëm. Në përfundim nuk kam shumë hapësira në këto sulme, nga ana tjetër është vetëm opinioni i disave. Personalisht mendoj vetëm se merkato dimërore ka furnizuar Ligue 1 me futbollistë kualitativë”, deklaroi Payet.

    Dimitri Payet, attaccante del Marsiglia

    Përtej brutalitetit të kritikave të mbërritura, nevojitet të pranohet se si rendimenti i Payet në këtë periudhë te Marseille është për momentin shumë poshtë pritshmërive. Në nëntë ndeshje në total të zhvilluara mes kampionatit dhe kupave, Payet ka realizuar vetëm 3 gola, që është një shifër shumë e vogël për të justifikuar vlerën marramendëse që klubi i presidentit Jacques-Henri Eyraud pagoi për të marrë sulmuesin nga West Ham. Gati 30 milionë euro për një futbollist rreth të 30-tave konsiderohen të shpërdoruara për një futbollist, produktiviteti i të cilit numërohet me gishtat e vetëm një dore, për një mesatare prej gati 10 milionë euro për gol.


    Lexo postimet e tjera