Futboll

I ra bilbilit te goli i parë, gjyqtari nga tribuna përfundon në komisariat

I ra bilbilit te goli i parë, gjyqtari nga tribuna përfundon në komisariat

Kukësi sot fitoi 3-0 ndaj Luftëtarit në një ndeshje e cila do të mbahet mend sidomos për golin e parë të shënuar nga Elis Bakaj.

Në minutën e 19-të, mbrojtësit e skuadrës gjirokastrite dëgjuan një të rënë bilbili dhe menduan se gjyqtari kryesor kishte ndërprerë lojën. Menjëherë hyri në veprim Bakaj, i cili, duke shfrytëzuar faktin që asnjëri prej lojtarëve vendndës nuk po merrte topin, gjuajti dhe shënoi.

Me të mbaruar ndeshja, ka ndodhur e papritura. Ai i cili ka nisur këtë episod është Migert Memisha, gjyqtar i kolegjiumit të Gjirokastrës, i cili ka qenë duke parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Memisha është shoqëruar nga policia për në komisariat, ku ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ka qenë t’i prishë punë skuadrës, po thjesht ka menduar se në aksionin konkret sulmuesi i Kukësit ishte në pozicion jashtë loje.

Më shumë nga Futboll