Bundesliga

“Racizmi, kurrë problem te Gjermania”; Muller fajëson mediat për debatin e Ozil

Thomas Muller e mohon kategorikisht si fenomen, për të racizmi i fortë kurrë nuk ka qenë një problem në ekipin kombëtar të Gjermanisë, pavarësisht persekutimit të perceptuar të Mesut Ozil. Ndërkohë, lojtari i Bayern Munich ka kritika për mediat, të cilat i konsideron hipokrite.

Ozil njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar në korrik, pasi u lodh nga ajo që ndjeu se ishte trajtim racist në emër të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), mbështetësve dhe madje disa politikanëve, pas takimit të tij dhe Ilkay Gundogan me presidentin e diskutueshëm turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lojtari i Arsenalit, i cili është me trashëgimi turke, ishte veçanërisht i ashpër me DFB dhe presidentin e saj, Reinhard Grindel. Ky i fundit kishte bërë thirrje që Ozil të shpjegojë vendimin e tij për t’u fotografuar me Erdogan, ndërsa menaxheri i DFB, Oliver Bierhoff, tha se kombëtarja gjermane duhet ta kishte konsideruar lënien e Ozil jashtë skuadrës për Kupën e Botës së Rusisë, teksa ndjeu se incidenti mund të kishte ndikuar në paraqitjen e tyre zhgënjyese.

Diskutimi i temës vazhdon, ndërsa afrohet sezoni i ri, dhe Muller është i fundit, që kërkon të flasë për të. Në vend që të vendoste të mbështeste Ozilin, sulmuesi vendosi të akuzojë mediat si hipokritë, te cilat nuk do të linin të zhdukej historia fillestare.

“I gjithë diskutimi u nxit nga të huajt, – tha Muller në një konferencë shtypi, të premten, përpara përplasjes miqësore të së dielës me Manchester United. – Natyrisht, protagonistët e kësaj çështjeje vepruan paksa keq, si drejtuesit e DFB, edhe lojtarët. Por, në të vërtetë, ky debat është hipokrit nga ana e medias.

Për shkak të debatit, media e qarkulloi e stërholloi ndodhinë. DFB donte të kishte paqe me Ozil, të qetësohej, por mediat gjithnjë e pyetën, herë pas here. Diskutimi u bë më i madh se sa ishte dhe tani ju shihni atë që ndodhi.

Për ne lojtarët, mendoj se e gjithë çështja kurrë nuk ishte aq e madhe, sa u bë, por sigurisht që u ballafaquam me të dhe ende e bëjmë. Kështu, tani duhet të përfundojmë debatin dhe të përqendrohemi te futbolli, sepse racizmi brenda ekipit kombëtar gjerman kurrë nuk ka qenë një çështje”.

Më shumë nga Bundesliga