Tenis

Rafael Nadal “me fshesë në dorë” për të ndihmuar pas përmbytjeve…

Rafael Nadal, numri një në botë në tenis, ka ndihmuar në operacionet e pastrimit të ambienteve të përmbytura në Majorca gjatë natës.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga katastrofa natyrore në qytetin Sant Lorenc.

U mësua dje se Nadal kishte hapur dyert e akademisë së tij të tenisit për të strehuar njerëz të prekur nga kjo katastrofë.

Ndërsa sot ka përveshur mëngët, ka veshur çizme llastiku dhe me fshesë në dorë është fotografuar duke ndihmuar.

 

Më shumë nga Tenis