Tenis

Rafael Nadal në gjysmëfinale, Del Potro eliminon Federer

Kush shpresonte që të shihte një gjysmëfinale të madhe në tenis mes Rafael Nadal dhe Roger Federer në grand slemin e US Open ka mbetur i zhgënjyer, pasi tenisti zvcieran nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në “top-4”. Federer u mund 3-1 nga argjentinasi Juan Matrin Del Potro (7-5, 3-6, 7-6, 6-4) në çerekfinalen e fundit të grand slemit-nju-jorkez, duke mos patur mundësi të shkojë në gjysmëfinale. Një takim mjaft i bukur, me shumë rivalitet dhe emocione, mes dy tenistësh pretendentë. Federer bëri disa gabime në pikët shtesë, duke mos qenë konkret në setin e parë dhe të tretë, ku kishte mundësi të fitonte.

Argjentinasi Juan Matrin Del Potro

Përballë Del Potro në gjysmëfinale do të jetë Rafael Nadal, që në çerekfinale mundi me lehtësi rusin Andrey Rublev me shifrat 3-0 (6-1, 6-2, 6-2), në një fitore “flash” të spanjollit, që për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren. Nadal tregoi një formë të mirë, duke e dominuar ndeshjen në të trija setet, përballë një testi jo fort të njohur dhe të përgatitur për të tilla evente.

Po sot është luajtur edhe çerekfinalja e fundit e femrave, ku tenistja amerikane Madison Keys mundi 2-0 (6-3, 6-3) estonezen Kaia Kanepi, duke u kualifikuar me meritë për më tej. E veçanta e këtij grand slemi është se të katërta gjysmëfinalistet janë teniste amerikane, si kurrë më parë.

Tenistja amerikane Madison Keys

Më shumë nga Tenis