Tenis

Rafael Nadal triumfon në US Open, Anderson dorëzohet në finale

Tenisti Rafael Nadal fitoi sot grand slemin e US Open, i 16-ti në karrierën e tij, duke mundur 3-0 (6-3, 6-3, 6-4) në finale afrikano-jugorin Kevin Anderson. Ky është suksesi i tretë i spanjollit në këtë turne, grand slemi nr.16 në karrierë, në një finale që nuk pati histori, pasi u dominua nga spanjolli. Anderson luajti finale e parë të një grand slemi në karrierën e tij, por nuk ia doli mbanë të bënte surprizën, duke u dorëzuar pa kushte ndaj një “përbindëshi” si Nadal, që pati epërsi të madhe në të trija setet, duke e merituar fitoren.

Një finale pa histori, pasi diferenca në fushë mes dy tenistëve ishte e madhe, me Nadal që e komandoi lojën në të trija setet, duke korrur një fitore pa shumë mund. Ky është grand slemi i dytë për spanjollin në këtë vit, pas atij të Roland Garros, një finale në sens unik, ashtu sikurse edhe ajo e femrave një ditë më parë. Anderson dha maksimumin në fushë, por edhe kjo nuk mjaftoi përballë Nadal. Më 21 gusht të këtij viti, Nadal u rikthye numri 1 në botë, pozicion që e mbron, madje konsolidon edhe më shumë pas këtij turneu.

Tenisti Rafael Nadal

Më shumë nga Tenis