Formula 1

Raikkonen mendon largimin, Ferrari e zëvendëson me pilotin e Akademisë

Kimi raikkonen mund të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezonit. Lajmi ka ardhur sot nga Franca, nga pista e Paul Ricard, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1. Finlandezi, 39 vjeç, po mendon për t’u tërhequr nga ky sport, ndërkohë që 5 sezonet e fundit i ka kaluar me makinën italiane.

Te Ferrari e kanë pritur një gjë të tillë dhe kanë gati zëvendësuesin. Ai është Charles Leclerc, një pilot 21 vjeçar, që vjen nga Akademia Ferrari, që aktualisht piloton makinën Sauber-Alfa Romeo. Duket se paraqitjen e fundit nuk e bindin pilotin veteran të garave të Formula 1, aktualisht i pesti në renditjen botërore.

Me Ferrarin, Kimi Raikkonen ka fituar një titull kampion, në vitin 2007, ndërkohë që në këtë sport garon prej 16 sezonesh (me një shkëputje të shkurtër në mes). Por në garë për një vend të “kokëkuqja” është edhe australiani Daniel ricciardo, një pilot me më shumë përvojë në këtë sport.

Më shumë nga Formula 1