Formula 1

Raikkonen: Në Baku synoj fitoren e parë sezonale

Kimi Raikkonen është ende në kërkim të triumfit të parë sezonal në Formula 1. Piloti finlandez i “kokëkuqes” edhe pse e nisi garën e Montekarlos nga “pole position” nuk e mbylli dot atë në krye, duke u renditur pas shokut të skuadrës Sebastian Vettel. Kjo ishte gara e vetme ku Raikkonen i është afruar fitores, të cilën synon ta arrijë këtë fundjavë ne Baku, në garën që zhvillohet në Azerbajxhan.

Piloti finlandez Kimi Raikkonen

Jemi të shpejtë dhe në Baku mund të arrijmë një fitore të rëndësishme. Do të jap maksimumin në këtë pistë, që ëshët e shpejtë dhe e vështirë njëkohësisht. Të shohim se si do të paraqitemi të premten në provat e lira dhe të verifikojmë disa modifikime që kemi përgatitur. Besoj se në Baku mund të arrij fitoren, një pistë që më përshtatet shumë”, u shpreh Kimi Raikkonen, ndërkohë që në pistën azere garohet për herë të dytë pas debutimit një vit më parë.

Finlandezi synon te nxjerre Ferrarin kampiom bote

Më shumë nga Formula 1