Formula 1

Raikkonen: S’jam egoist, do ta ndihmoj Vettel edhe pse më larguan

Edhe pse më larguan nga Ferrari i jam mirënjohës kësaj makine për mundësinë që më ka dhënë ndër vite”, tha Kimi Raikkonen, që sezonin tjetër do të pilotojë makinën Sauber. Megjithatë, piloti finlandez kërkon ta mbyllë aventurën e tij te “kokëkuqja” me një kujtim të mirë, pse jo me një titull kampion për konstruktorë apo për pilotë për këtë makinë. Ai nuk ka asnjë shans që të shpallet kampion, por shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel, po.

Unë pilotoj makinën time, ai të vetën, port ë dy pilotojmë një Ferrari. Pra jemi në të njëjtin ekip dhe nëse do të kem mundësi do ta ndihmoj. Është e lehtë të flasësh për këtë gjë nga jashtë, ndërkohë që pista shpesh rezervon të papritura. Të shohim se çfarë do të ndodhë në garat e mbetura nëse do të jemi pranë njëri-tjetrit në pistë. Ne i njohim rregullat tona brenda skuadrës”, u shpreh Raikkonen, 38 vjeç, një nga veteranët e Formula 1, kampion bote me Ferrarin në vitin 2007.

Më shumë nga Formula 1