Futboll

Raiola: Bëj tifo për Napoli, dua të kujdesem për Insigne

Raiola: Bëj tifo për Napoli, dua të kujdesem për Insigne

Menaxheri i mirënjohur, Mino Raiola, në një intervistë për “Rai Sport”, ka thurur lavde për sulmuesin e Napoli, Lorenzo Insigne: “Eshtë një futbollist spektakolar dhe do të më pëlqente te kisha unë nën kujdestari. Gjithsesi, tani nuk mund të bëhet gjë sepse i takon atij të zgjidhë disa probleme që ka me përfaqësuesin ligjor.”

Raiola tregon se ka dëshirë që Napoli të fitojë titullin në Itali: “Do të ishte shumë e bukur nëse Napoli fitoi titullin kundër një Juventus, që mbetet skuadër e madhe. Edhe pse Sarri ka më pak futbollistë në dispozicion se Allegri, unë bëj tifo për të.”

Raiola ka folur edhe për mungesën e Italisë në Kupën e Botës 2018: “Jam shumë i zhgënjyer dhe më vjen keq për lojtarët për të cilët kujdesem Donnarumma, Verratti, Bonaventura e Balotelli. Faji është i trajnerit Ventura, por mbi të gjitha e atyre që e emëruan. Më e turpshmja është se asgjë nuk ka ndryshuar dhe vazhdon kaosi.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll