Futboll

Raiola: E turpshme, Donnarumma është kërcënuar me vdekje

Unë i marr përsipër të gjitha përgjegjësitë, por lëreni Gigio të qetë”, ka qenë rrëfimi i Mino Raiola, menaxherit të portierit Gigi Donnarumma, që pak ditë më parë vendosi të mos rinovojë kontratën me Milanit. Më tej, menaxheri i famshëm shtoi: “Më vjen turp ta them, por ai është kërcënuar me vdekje, si ai ashtu dhe familja e tij. Kjo është e pabesueshme. Unë bëra gabim që nuk e ndala këtë ferr që u krijua muajt e fundit, por nuk e kuptoj se përse njerëzit donin t’i mbyllnin gjërat shpejt e shpejt. Duke krijuar presion të kotë”, tha Mino Raiola.

Donnarumma portieri i Milanit

Duke iu referuar marrëveshjes së munguar me Milanin, që ofroi 50 milionë euro për 5 vite, menaxheri i njohur tha: “Nuk ekzistonte mundësia për të arritur marrëveshjen. I kërkuam kohë që Gigio të vendoste i qetë, por Milani informonte shtypin për të gjitha detajet dhe ndodhi kjo që ndodhi. Një pjesë e tifozëve dolën kundër portierit dhe skuadra nuk e mbrojti”, tha Raiola. I pyetur se mos Donnarumma ka një marrëveshje me Real, menaxheri tha: “Jo. Janë të shumtë klubet që e kërkojnë, ashtu sikur ishte 16 vjec. Por ai preferoi Milanin”.

Më shumë nga Futboll