Seria A

Raiola në telashe, Federata Italiane e Futbollit nis hetimin

Parashikohen telashe për Mino Raiola. Federata Italiane e Futbollist nuk është dakord me sjelljen dhe veprimet e menaxherit të famshëm të disa futbollistëve, i cili i ka shpallur “luftë” të gjithë sistemit për mos grumbullimin e Mario Balotelli në kombëtare dhe për kontratën e Gianluigi Donnarumma me Milan.

Lajmin e ka bërë të ditur “Fatto Quotidiano”, që shkruan se organi i prokurorisë sportive pranë “FIGC” ka nis një hetim me akuzën e shkeljes së kodit të sjelljes dhe drejtësisë sportive.

Raiola rrezikon një gjobë të majme në rastin më të mirë, ndërsa nëse shpallet fajtor për të tre akuzat, atëherë mund të kemi edhe një pezullim deri në pesë vjet nga aktiviteti me ekipet italiane. Në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A