Kampionatet në Europë

Rakitic: Barcelona tregoi se ka jetë edhe pa Neymar…

“Do të kisha preferuar që Neymar të qëndronte, por ne duhet të ecim përpara. Barcelona nuk është një, dy, ose pesë lojtarë, është klubi më i madh në botë dhe vazhdon të punojë pa atë. Do të ishte më mirë të llogarisim edhe Neymarin, por nuk është më te Barcelona. Ne e kemi forcuar renditjen, çka tregon se jemi edhe më të fortë”. Kështu shprehet Ivan Rakitiç, në një intervistë të sotme për “Marca”, kur u pyet lidhur me largimin e Neymar. Pas pesimizmit të verës në lidhje me shitjen e brazilianit dhe disfatës në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit, Blaugranët janë dominues në La Liga dhe me aktivitet të plotë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

“Ishte normale që të ndeshnim pak vështirësi në fillim, sepse jo ​​çdo vit e humbet një lojtar për më shumë se 200 milionë euro, – rrëfen mesfushori kroat. – Këto gjëra ndodhin, por unë mendoj se, pasi e kemi bërë mjaft mirë detyrën në këtë sezon, kemi dëshmuar se ka jetë edhe pa Neymar”. Rakitic është bërë një lojtar kyç edhe me trajnerin Valverde, por thotë se “sezonin e fundit me Luis Enrique kam pasur ndjenja të çuditshme, nuk luaja dhe nuk e di pse. Nuk jam tipi i lojtarit që dy nga tri herë pyet trajnerin, apo klubin se si shkojnë gjërat. Por, ne, gjithashtu, duhet të jemi në gjendje t’i kuptojmë ato. Ia thashë hapur vetes: thjesht duhej të punoja më shumë. E bëra këtë dhe gjeta vendin tim “.

Më shumë nga Kampionatet në Europë