Champions League

Rakitic: Ishte një nga golat më të bukur që kam shënuar

Ditën e premte Ivan Rakitic ka marrë çmimin e lojtarit më “fair play” të Barcelona-s. Presidenti Josep Maria Bartomeu ishte ai që i dorëzoi çmimin kroatit i cili më pas foli për situatën në kampin katalanas.

“Duam të fitojmë La Liga-. E kemi bërë këtë gjë në tre nga katër sezonet e fundit dhe shpresojmë ta bëjmë më edhe këtë herë.

“Jam shumë me fat që mbroj këto ngjyra. Kur isha i vogël kisha vetëm një top me stemën e Barcelona-s. Unë jetoj për futbollin dhe jam te klubi më i mirë në botë.”

Më pas Rakitic flet për golin spektakolar në Wembley ndaj Tottenham.

“Ishte një nga golat më të bukur të karrierës time. Prisnim një ndeshje të vështirë, është kampionati më i vështirë në botë ku nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

“Tani do të shkojmë në Valencia dhe do të japim gjithçka për fitoren.”

Më shumë nga Champions League