Futboll

Ramazan Ndreu: “Arbitri Alla ndikoi 100% në rezultat”

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu ka shpërthyer menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, që skuadra e tij humbi me përmbysje përballë Skënderbeut kryesues të klasifikimit me rezultatin 1-2. Një humbje të cilën trajneri Ndreu ia faturon plotësisht arbitrit të takimit Alla. Sipas tij, gjykimi arbitrar i tij ka ndikuar 100% në rezultat. Tekniku i skuadrës së Kamzës ka sqaruar edhe situatën me sulmuesin Racic, duke mohuar çdo konflikt apo problem mes palëve.

Image may contain: one or more people and outdoor

“Sot jam i zhgënjyer nga arbitri dhe jo nga lojtarët. E analizova me vëmendje takimin dhe ndoshta jam pak i nxehur, por gjyqtari Alla e menaxhoi shumë keq takimin dhe ndikoi 100% në rezultat. Ai akordoi 4-5 faulle nga hiçi, për Skënderbeun dhe në rastin e golit të parë, kishim të bënim me një faull për ne, që arbitri e la avantazh. Në lidhje me Racic, në dijeninë time ai nuk ka problem as me klubin dhe as me trajnerin. Në ndeshjet e fundit Racic e ka nisur nga stoli sfidën, për arsye teknike, pasi ashtu e kemi menduar të zgjidhim t’i përgjigjemi kundërshtarëve. Nuk ka asnjë problem me të”, deklaroi Ndreu.

Më shumë nga Futboll