• Ramos, i 6-ti më fitimtar në historinë e Real Madrid

    Publikuar: 18 May 8:35

    Sergio Ramos është ngritur në vendin e gjashtë i listës së futbollistëve të Real Madrid që kanë hipotekuar më shumë fitore në të gjithë historinë, pasi ai regjistroi suksesin e tij të 252 në ndeshjen që “Los Blancos” fituan mbrëmjen e të mërkurës ndaj Celta Vigo. Ai parakalon kështu Fernando Hierro, i cili ka 251 ndeshje të fituara me klubin Merengues. Ramos u transferua teLos Blancos nga Sevilla në vitin 2005 si një mbrojtës i djathë shumë premtues, por ndërkohë ai është shndërruar në një prej qendërmbrojtësve më të mirë në të gjithë botën.

    Sergio Ramos celebrates after victory over Celta Vigo on Wednesday night.

    Që nga transferimi i tij te Real Madrid, Ramos ka luajtur në 520 ndeshje, duke realizuar 68 gola. Sezoni më i suksesshëm i Ramos është ai 2011-12 kur ai fitoi një total prej 30 ndeshjesh, ndërkohë që ka fituar 19 nga 27 të luajtura këtë sezon. Ai tashmë ka përpara Santillana (262), Gento (283), Sanchís (312), Raúl (327) dhe Casillas (334), që qëndron shumë përpara tij.


    Lexo postimet e tjera