• Ramos merr një dhuratë fantastike nga Real Madrid

    Publikuar: 21 Apr 8:46

    Sergio Ramos këtë sezon ka shënuar 10 gola për Real Madrid-in. Si, nuk e besoni? Epo, bëni ç’të doni, por ai është gjithçka përveçse një qendërmbrojtës. Roli i tij në skuadrën madrilene ka qenë i pakrahasueshëm (si gjithmonë), aq sa duket se do të marrë një dhuratë fantastike nga klubi. Siç shkruan e përditshmja sportive “Marca”, lideri i padiskutueshëm i kampionëve të botës do të përfitojë edhe një vit tjetër në kontratën e tij në Madrid.

    Aktualisht Ramos ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020, por presidenti Florentino Perez ka menduar mënyrën ideale për t’i shprehur mirënjohje duke ia zgjatur deri në vitin 2021. Lojtari i kombëtares spanjolle është i lumtur me këtë vendim dhe është plotësisht gati për të firmosur me kushtet e reja. Ai është që tani një ndër legjendat e Real Madrid-it dhe meriton të trajtohet si mbret, sepse ka dhënë gjithçka te “Los Blancos”.


    Lexo postimet e tjera