Kampionatet në Europë

Ramos: Nuk është shumë, të jesh 7 pikë larg Barcelonës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, duke folur për humbjen 1-0 ndaj Real Betis, ka pohuar pas ndeshjes së të mërkurës: “Është e qartë se nuk ka qenë një nga ditët tona më të mira. Eshtë nga ato lojëra ku ka munguar futbolli i madh, por shumë shanse janë krijuar. Është një kapitull i librit, por nuk është fundi i tij. 7 pikë distancë? Nuk është shumë të jesh kaq pikë larg Barcelonës. Nuk e di pse është kaq e vështirë për ne që të shënojmë në “Bernebéu”.

Minutat kaluan, goli nuk erdhi dhe gjithçka u bë e vështirë. Ne krijuam shanse, por nuk shënuam dot. Gjyqtarët? Sa më shumë që flasim për ta, aq më keq është. Duhet ta respektojmë arbitrin dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Duhet ta kthejmë faqen, të bëjmë vetëkritikë dhe të mendojmë për lojërat e ardhshme. Ne jemi lojtarët e njëjtë, që një muaj më parë kemi fituar tituj. Duhet të jemi të bashkuar dhe të mendojmë se kemi një ekip të shkëlqyer, nuk ka justifikime”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë