Futboll

Ramos rrëfen formulën si Real Madrid shmang përplasjen e tipit “Neymar-Cavani”

Mbrojtësi i Spanjës, Sergio Ramos ka deklaruar se Ronaldo është ekzekutuesi i penalltive te Real Madrid, pavarësisht çdo gjëje, por nëse portugezi nuk ndodhet në fushë, atëherë është kapiteni i madrilenëve, ai që merr përsipër këtë përgjegjësi. Një deklaratë që vjen menjëherë pas debatit dhe përplasjes në fushë mes Neymar dhe Edinson Cavani, për ekzekutimin e penalltisë gjatë ndeshjes së muajit të kaluar mes PSG dhe Lyon. Incidenti pushtoi të gjitha mediat botërore për javë të tëra dhe madje u pasua me aludime për debate të shtuara dhe të vijuara në dhomat e zhveshjes, në fushë, e deri në kërkesën e brazilianit Neymar ndaj drejtuesve të PSG për të nxjerrë sa më parë në shitje Cavanin. I gjithë ky debat rezultoi shumë i turpshëm për trajnerin e ekipit parisien, Unai Emery, i cili ndodhet në fije të perit pas dështimit të PSG për të fituar titullin në Ligue 1 gjatë sezonit të fundit.

Rezultate imazhesh për ramos cavani neymar

Nga ana tjetër duket se, Zinedine Zidane ka gjithçka nën kontroll në një ekip plot yje dhe ego, duke lënë çështjen në këmbët e sulmuesit Cristiano Ronalod, por edhe me mirëkuptimin e kapitenit dhe mbrojtësit të “Los Blancos”, Sergio Ramos. “Cristiano ekzekuton penalltitë dhe nëse ai nuk ndodhet në fushë, atëherë jam unë që i gjuaj ato. Gjithsesi para çdo ndeshje caktohet edhe një person i tretë që mund të ekzekutojë 11-metërshat. Është mënyra më e mirë për të evituar problemet, që të biesh dakord për çdo gjë dhe të tregosh kujdes edhe për gjërat më të vogla. Sa i përket përplasjes mes Neymar dhe Cavani, dy futbollistë të mëdhenj, unë jam i sigurtë se ata do të arrijnë në një marrëveshje”, deklaroi ish-mbrojtësi i Sevilla, për “France Football”.

Rezultate imazhesh për ronaldo penalty

Më shumë nga Futboll