Premier League

Ranieri paralajmëron Sarri-n: S’ka rëndësi sa shumë punon te Chelsea, ai…

Claudio Ranieri beson se Maurizio Sarri mund të ketë sukses te Chelsea por e paralajmëron se nuk do ta shohë shumë Roman Abramovich.

Ish-trajneri i Napolit është përfolur për një kalim te Blutë e Londrës, pasi Carlo Ancelotti e ka zëvendësuar në San Paolo.

“Në fillim u befasova, mendova se Carlo do të punonte jashtë Italisë,” shprehet ish-trajneri i Chelsea-t.

“Më duhet të uroj De Laurentiis i cili ka bërë një kapje të madhe, sepse ka marrë një nga trajnerët më të mirë në botë.

“Sarri te Chelsea? Varet se si është Maurizio. Ai duhet të punojë shumë dhe nuk do të ketë mbështetjen e pronarit.

“Sarri ka bërë mirë, si te Empoli ashtu edhe te Napoli.

“Tani e njohin nëpër Evropë dhe jam i sigurt se me filozofinë e tij mund të shkojë shumë larg.”

Më shumë nga Premier League