Futboll

Ranocchia ka rigjetur pasionin: “Presioni te Inter ishte tepër i madh”

Largimi nga Inter për të shkuar te Sampdoria nuk është një hap mbraëpa sipas Andrea Ranocchia-s, të cilit iu sos durimi duke qendruar në stol te “Nerazzurri”. Në fakt, qendërmbrojtësi italian deri tani po e shijon shumë aventurëne tij të re me “Blucerchiati-t”, teksa ata po e ndihmojnë të rigjejë formën e tij optimale dhe pasionin për futbollin

Largimi nga Inter për të shkuar te Sampdoria nuk është një hap mbrapa sipas Andrea Ranocchia-s, të cilit iu sos durimi duke qendruar në stol te “Nerazzurri”. Në fakt, qendërmbrojtësi italian deri tani po e shijon shumë aventurëne tij të re me “Blucerchiati-t”, teksa ata po e ndihmojnë të rigjejë formën e tij optimale dhe pasionin për futbollin. “Drejt fundit te Inter, isha disi i mërzitur,” shprehet mbrojtësi 27-vjeçar. “Ndjeja se duhet të ndryshoja ambient në mënyrë që të qetësohesha dhe të filloja të argëtohesha sërish.”

https://www.youtube.com/watch?v=jM2V2UlrGJA
“Kisha shumë alternativa gjatë janarit, disa nga të cilat ishin jashtë Italisë dhe shumë tërheqëse financiarisht, por zgjodha Sampdoria-n sepse është një klub i rëndësishëm me histori.” Ranocchia nuk frikësohet nga përgjegjësia për të qenë lideri i mbrojtjes së Samp-it e cila deri tani ka pësuar 43 gola, e treta në Seria A për nga pësimi i golave. Por për mbrojtësin detyra e tij e re nuk është aq me presion duke e krahasuar me ish-ekipin e tij. “Nëse dikush te klubi do të më kishte thënë që nuk dë të kisha aq shumë hapësira unë do të kisha ikur që në verë,” thotë mbrojtësi.

3fddee017f67b3aae3b92187d961c9a8-88530-1454882782

Andrea Ranocchia gjatë një dyluftimi me Edin Dzeko kundër Roma-s

“Ditë pas dite po rigjej pasionin që më kishte humbur,” thotë shtatlarti italian. “Presioni është e kundërta e pasionit. Gjithçka që kam në mendje tani është të bëj sa më mirë për Sampdoria-n dhe të gjejë formën optimale. Ranocchia akoma nuk e ka shijuar fitoren e parë me ekipin e tij të ri.

 

[interaction id=”56bf7708e55f8d3b22d3aed3″]

 

Më shumë nga Futboll