Champions League

Raporti i UEFA-s: Ronaldo vrapon më shumë se Messi në Champions

Lufta për tituj dhe për shpërblime individuale vendoset metër më metër, centimetër për centimetër. UEFA publikoi një raport me renditjen e lojtarëve që kanë përshkuar më shumë kilometra në katër ndeshjet e Ligës së Kampioneve, deri më tani. Dhe organi qeverisës i futbollit ka pasur për të bërë një koment të veçantë për shkëlqimin e të dhënat e Cristiano Ronaldos dhe Messit. Dy yjet e futbollit botëror, që kanë pronësuar “Topin e Artë” në dekadën e fundit, janë dëmtuar rëndë nga të dhënat e ofruara nga UEFA. Portugezi ka përshkuar 36,870 metra në katër angazhimet (ndeshjet) e Real Madridit. Argjentinasi, shumë më pak, 29,802 metra me fanellën e Barçës.

Kjo do të thotë se Ronaldo ka përshkuar mesatarisht 1,767 metra më shumë se Messi për ndeshje në katër sfidat e para të konkurrencës maksimale kontinentale për klubet. Shumë larg të dyve, 48.052 metra, është Kevin de Bruyne, që ka akumuluar më shumë metra në këmbët e tij. Belgu i Manchester City është lider në shifrat aboslute dhe i teti në mesatare, me 133.48 metra në minutë (8 km / h, me shpejtësi mesatare). Udhëheqësi i kësaj renditjeje në terma relativë (duke luajtur së paku 200 minuta) është Christian Eriksen. Danezi ka përshkuar 140.5 metra çdo minutë në tri lojërat e plota, që ai ka luajtur për Totteham.

Cristiano Ronaldo dhe Messi mbulojnë respektivisht 102.41 m / min (6.145 km / h) dhe 82.78 m / min (4.97 km / h). Duke eliminuar atë kërkesë prej 200 minutash, që UEFA e merr në konsideratë për këtë klasifikim, lojtari që mbulon distancën më të madhe në minutë do të ishte Julian Draxler. Mesfushori i PSG-së ka bërë 19.185 metra në 139 minuta, mesatarisht 138 m / min (8.55 km / h).

Fytyra e dyfishtë e Ronaldos dhe Messit
I “mohuar” përpara golave të rivalit në La Liga, Cristiano Ronaldo po tregon versionin e tij më të mirë në Ligën e Kampionëve. Me gjashtë gola, ai është golashënuesi më i mirë i edicionit aktual të Champions-it. Që nga çereku i fundit i sezonit të kaluar, portugezi ka realizuar 16 gola në nëntë ndeshje. Ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet, përveçse në raundin gjysmëfinalist kundër Atlético Madridit, në “Calderón”. Asgjë nuk ka të bëjë me rënien e tij në La Liga, ku pas pezullimit në katër javët e para, portugezi ka vetëm një gol në gjashtë ndeshje dhe është golashënuesi me suksesin më të keq të pesë ligave kryesore europiane. Nga ana tjetër, Messi ka 12 gola në La Liga dhe 3 gola në Champions.

 

Lojtarët me shpejtësi mesatare më të lartë në këtë Champions

Nr Lojtari Ekipi Metra Min. m/min km/h
1 Eriksen Tottenham 37.935 270 140,5 8,43
2 Zahid APOEL 39.614 287 138,03 8,28
3 Elyounoussi Basilea 39.141 286 136,86 8,21
4 Gerkens Anderlecht 35.600 261 136,4 8,18
5 Hamsik Nápoles 40.471 298 135,88 8,15
6 Zielinski Nápoles 23.997 177 135,58 8,13
7 Vrhovec Maribor 34.921 259 134,83 8,09
8 De Bruyne Man. City 48.052 360 133,48 8,01
9 Mkhitaryan Man. United 37.976 285 133,25 7,99
10 Sarabia Sevilla 29.119 219 132,96 7,98
11 Saúl Atlético 47.619 360 132,275 7,96
(…) Cristiano Ronaldo Real Madrid 36.870 360 102,41 6,15
(…) Messi Barcelona 29.802 360 82,78 4,97

Burimi: UEFA
Janë marrë në konsideratë vetëm lojtarët me të paktën 200 minuta të luajtura

Më shumë nga Champions League