Kampionatet në Europë

Rashica shënon supergol dhe feston me shqiponjë (Video)

Rashica shënon supergol dhe feston me shqiponjë (Video)

Milot Rashica ka realizuar një gol shumë të bukur përballë gjigantëve holandezë të Ajax dhe më pas ka festuar me shqiponjë, ashtu siç di të bëjë përherë mesfushori kosovar. Një fitore që do të mbahet mend gjatë nga Vitesse në Amsterdam përballë Ajax. Por kjo fitore do të mbetet edhe në kujtesën e Milot Rashicës, pasi ai ka shënuar golin e sigurisë, për më të tepër i bukur për nga mënyra e realizimit. Në 21’, Kashia gjen golin e parë për miqtë. Kur pritej që Ajax të barazonte, Rashica shënon golin e dytë në limitin e pjesës së parë.

Mesfushori i përfaqësueses kosovare shmang dy mbrojtës të Ajax dhe shkarkon të majtën në cepin e portës. Në fundin e ndeshjes Ajax ngushton në 1-2, por pa arritur të shmangë humbjen në shtëpi. Pikërisht kjo fitore e ngjit Vitessen në vend të tretë me 13 pikë, dy më pak se PSV e vendit të parë, ndërsa Ajax rrëshket në vend të shtatë. Rashica u aktivizua deri në 81’ dhe mori notën më të lartë nga të gjithë futbollistët, 7.9.

Më shumë nga Kampionatet në Europë