Connect with us

Futboll

Rastësi? Ja si Pep & Mou kanë ndryshuar rolet në 2 muajt e fundit

Ecuria fantastike e javëve të fundit të Jose Mourinho në “Old Trafford” nënvizon se si ai dhe Pep Guardiola janë duke kaluar një ndryshim dramatik rolesh. Vetëm dy muaj më parë Mourinho nuk po ndihej shumë ‘Special’ për mënyrën se si po shkonin gjërat. Dukej që po kalonte një moment të keq, me gjërat që nuk po shkonin mirë për të teksa po mundohej të përmirësonte një gjendje të mjerueshme të trashëguar nga Van Gaal dhe Moyes

Ecuria fantastike e javëve të fundit të Jose Mourinho në “Old Trafford” nënvizon se si ai dhe Pep Guardiola janë duke kaluar një ndryshim dramatik rolesh. Vetëm dy muaj më parë Mourinho nuk po ndihej shumë ‘Special’ për mënyrën se si po shkonin gjërat. Dukej që po kalonte një moment të keq, me gjërat që nuk po shkonin mirë për të teksa po mundohej të përmirësonte një gjendje të mjerueshme të trashëguar nga Van Gaal dhe Moyes. Situata u përkeqësua kur u dërgua në tribunë kundër barazimit 0:0 kundër Burnley dhe një muaj më pas kur goditi një shishe ujë plastike gjatë barazimit 1:1 kundër West Ham.

It seems Pep and Jose Mourinho have more in common than we first thought

United ndodhej në vend të gjashtë të renditjes megjithëse shpenzoi shuma të mëdha në merkato duke afruar lojtarë si Pogba, Bailly, Mkhitaryan dhe Ibrahimovic. Mourinho po vuante t’i jepte identitet ekipit të tij. Ndërkohë, Guardiola ishte duke shijuar një fillim fantastik. Ai u pa si shpëtimtari i Qytetarëve, sidomos pasi mundi ish-ekipin e tij Barcelona. Ai ishte prijësi që i mungonte Premier League me stilin e tij që nuk bazohet te aspekti fizik. Ai e filloi me 10 fitore radhazi, gjashtë prej tyre në Premier League. Në një moment, Mourinho ndodhej shtatë vende poshtë Qytetarëve në renditje. Tani Pep thotë se është gati të largohet dhe tani është ai që duket i mërzitur e në telashe.

Guardiola’s petulant BBC interview after Monday’s 2-1 victory over Burnley was not a good look

Teksa Mourinho po kalon një periudhë tepër pozitive. Në anën tjetër të qytetit nuk ka një atmosferë të mirë. Jo vetëm që ka sugjeruar se ai nuk do të vazhdojë të jetë trajneri i Manchester City pasi t’i skadojë kontrata në “Etihad”, ai gjithashtu ka deklaruar se është pranë pensionit. Ai mesazh i dhënë javën e kaluar ka sugjeruar gjithashtu se ai është gati të pranojë shkarkimin nëse nuk i sjell sukses klubit. Ai nuk është si Mourinho, i cili flet për dashurinë që ka për lojtarët e tij. Pep e ka thënë edhe më parë se i duhen vite të integrojë stilin e tij te ekipi, por me siguri që City nuk do t’i japë vite. Ai paguhet 18 milionë euro në vit.

Gjithsesi një burim pranë klubit shprehet se arsyeja kryesore pse Pep është në një moment kaq të keq vjen për shkak të përplasjeve me hierarkinë e klubit. ai shpenzoi 150 milionë euro gjatë verës dhe tani iu bashkua edhe talenti brazilian Gabriel Jesus për 30 milionë euro . Dhe megjithëse ai e ka mohuar, qendërmbrojtësi i Sunderland Virgil van Dijk është një objektiv serioz. Paraja nuk është një çështje te City por pronarët kanë filluar të kërkojnë llogari – gjë që nuk i pëlqen Pep. Ai ka zbuluar se paraja nuk ta blen dashurinë. Një situatë që me siguri Mourinho po e shijon.

Jose Mourinho and Pep Guardiola

 

Më shumë nga Futboll